Adel Omeragic
20 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
PODGORICË (AA) – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ndërsa me nderimet më të larta shtetërore do të pritet nga presidenti malazez Millo Gjukanoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftohet nga shërbimi për informim i presidentit malazez, Gjukanoviç dhe Meta pas mbledhjes dhe takimit zyrtar në prani të delegacionit do të japin deklarata për opinionin.
Meta do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviç dhe me kryeministrin Dushko Markoviç.
Në ditën e dytë të vizitës, Meta do të vizitojë Katedralen e Shën Pjetrit në Bar dhe Kryepeshkopatën e Barit.
"Pas vizitës në qytetin e vjetër të Ulqinit, do të mbahet një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar", thuhet në njoftim.