Eren Beksaç
29 Janar 2019•Përditësim: 29 Janar 2019
PRIZREN (AA) - Në qytetin e Prizrenit të Kosovës u zhvillua konferenca për luftën kundër drogës dhe varësisë ndaj saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aktivitetin e zhvilluar nga Instituti Yunus Emre në Prizren, Fondacioni Humanitar Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IHH) dhe shoqata humanitare Gönül Eli në Mamushë, morën pjesë drejtori i Instituti Yunus Emre në Kosovë, Mehmet Ülker, kryetari i Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.
Anëtari i Këshillit të Bordit Drejtues të IHH-së, Osman Atalay në një fjalim të mbajtur në konferencë tha se "Kosova përsa i përket pozicionit të saj është një vend i rrezikuar nga pikëpamja e drogës. Droga që vjen nga Lindja e Mesme, mbërrin këtu nëpërmjet Turqisë. Rinia këtu është me rëndësi të madhe për ne. Sidomos të rinjtë e shkollës së mesme dhe të shkollës mbi klasën e pestë, janë shtresa që ne duhet t'i mbrojmë".
Ai theksoi se në Kososë ka një problem shumë serioz për varësinë nga droga. "Në kontekstin e përgjithshëm parashikohet se janë rreth 50.000 përdorues, nga të cilët 5.000 prej tyre janë të varur", tha Atalay.
Këshilltari i shërbimeve fetare në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, Nevzat Sabri Akın ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e frikës ndaj Allahut që do të përcillet tek të rinjtë me mësimet fetare.
"Nëse një person e heq nga mendja e tij se Allahu do ta shikojë atë në një vend ku nuk ndodhet askush derisa ai bën mëkat, do të thotë se besimi i tij nuk është plotësuar. Për këtë qëllim, ne fillimisht duhet të vendosim besim në zemrat e rinisë sonë", thotë Akın.
Konferenca përfundoi pas dorëzimit të pllaketave vlerësuese për folësit dhe fotografisë së shkrepur bashkarisht.