Zülfiya Yakup
27 Nëntor 2018•Përditësim: 28 Nëntor 2018
PRISHTINË (AA) – Katër komuna në veri të Kosovës me shumicë serbe, që punojnë sipas sistemit kosovar, sot kanë pushuar punën e tyre, u tha në protestën e serbëve të mbajtur para ndërtesës së EULEX-it në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në fjalimin e tij të mbajtur në prani të mijëra serbëve tha se kryetarët e katër komunave sot kanë dhënë dorëheqjet e tyre, nga shkaku i taksave me 100 për qind.
“Ne kryetarët e komunave dhamë dorëheqje, dhe nga tani e tutje, administrata e qeverisjes vendore në sistemin e Prishtinës në veri, nuk ekziston. Jo nga shkaku i inatit tonë, por nga shkaku i masës që pengon jetën normale të popullit serb në territorin e Kosovës", tha Rakiç.
Ai tha se Qeveria e Kosovës me vendosjen e taksës me 100 për qind të produkteve nga Serbia, kë vënë në rrezik jetët e serbëve në Kosovë.
Rakiç, tha se një nga arsyet e protestës së sotme është edhe siç tha "aksioni brutal i njësitit special të policisë kosovare ROSU të premten me ç‘rast u arrestuan katër serbë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit".
Dorëheqje kanë dhënë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, kryetari i komunës së Leposaviçit Zoran Todiç, kryetari i komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviç dhe kryetari i komunës së Zveçanit Vuçin Jankoviç. Dejan Gureshiç, kryetar i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut deklaroi para gazetarëve se "organet e administratës kosovare në veri të Kosovës më nuk ekzistojnë".