Ekip
18 Korrik 2017•Përditësim: 19 Korrik 2017
ATHINË (AA) - Refugjatët dhe migrantët e bllokuar në ishullin grek Lesbos ndezën zjarr dhe u përleshën me policinë e cila u përgjigj me gaz lotjsjellës të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Theodoros Chronopoulos, zëdhënës i policisë, tensionet në kampin e refugjatëve Moria filluan herët pasdite, por shkaku mbetet i paqartë.
Policia dhe zjarrfikësit ende ndodhen në vendngjarje, tha Chronopoulos për AA.
Migrantët dhe refugjatët në kampin e mbipopulluar edhe më parë i kanë vënë zjarrin tendave dhe janë përleshur me policinë, shpesh të frustruar nga kushtet në ishull.