Admir Fazlagikj
21 Tetor 2017•Përditësim: 22 Tetor 2017
SHKUP (AA) - Qytetarët e Shkupit sot shfrytëzuan kohën e bukur dhe me diell për të shijuar bukuritë e vjeshtës, shkruan Anadolu Agency (AA).
Zona në qendër të qytetit ku ndodhet edhe sheshi kryesor, rruga e njohur Maqedonia, bregu i lumit Vardar si dhe parku i qytetit ishin të mbushur me njerëz nga breza të ndryshëm të cilët shfrytëzuan motin e mirë për të bërë shëtitje.
Përveç qytetarëve të Shkupit, mund të vëreheshin edhe turistë të shumtë nga rajoni dhe më gjerë të cilat kanë vizituar kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë, duke u fotografuar për të dokumentuar vizitën e tyre në Shkup.
Bukuri shtesë, qytetit i jep edhe vet atmosfera e vjeshtës e cila ofron një peizazh të jashtëzakonshëm dhe pamje të bukur për vizitorët në parkun e qytetit, ndërkohë që më të vegjlit, argëtoheshin në këndet për fëmijë të cilat ndodhen në shesh.
Sinoptikët paralajmërojnë se moti i ngrohtë me diell do të zgjatë edhe vetëm nesër meqë nga e hëna Maqedonia do të jetë nën ndikim të motit të ftohtë me shi, dhe në disa vende të larta edhe borë.
Enti Hidro-Meteorologjik njoftoi se edhe nesër moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri në 27 gradë, dhe nga e hëna do të ketë mot të ftoftë, me shi dhe borë.