Alma Çekovic
02 Prill 2017•Përditësim: 03 Prill 2017
BEOGRAD (AA) – Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet presidenciale në Serbi ka fituar 59.89 për qind të votave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas 16.84 për qind të vendvotimeve të përpunuara, Vuçiç ka fituar 203.892 vota, apo 59.89 për qind të votave.
Sipas rezultateve paraprake, Sasha Jankoviç ka fituar 13.12 për qind të votave, Luka Maksimoviç 8.37 për qind, ndërsa Vuk Jeremiç 5.21 për qind.
Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë garuan 11 kandidatë, ndërsa në 8.396 vendvotime të drejtë vote kanë pasur 6.724.949 qytetarë.
Procesin zgjedhor e kanë ndjekur gjithsej 1.955 vëzhgues vendor nga katër shoqata dhe 126 vëzhgues të huaj nga 25 organizata, komisione zgjedhore dhe ambasada.