Ivana Ramadanova
15 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
SHKUP (АА) – Oda Ekonomike Maqedonase-Bullgare me ftesë të Klubit Atlantik të Bullgarisë merr pjesë në organizimin e seminarit ndërkombëtar për telemjekësi që mbahet në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Seminarin me temë “Përmirësimi i Shëndetit dhe Siguria e Ballkanit” e organizon PanEuropa Bullgaria në bashkëpunim me Qendrën Hulumtuese për Siguri, Mbrojtje, Paqe dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe me ndihmën teknike të SHBA-ve, si dhe me mbështetje të NATO-Shkenca për paqe dhe siguri.
Sipas organizatorëve, kjo ngjarje realizohet në pajtim me anëtaret e NATO-s dhe partnerët e saj, ndërsa qëllimi dhe detyra parësore është përmirësimi i sistemit dhe siguria në kryerjen e procedurave telemjekësore, meqë siç thonë një nga problemet më të theksuara në telemjekësinë është pikërisht trajnimi i pamjaftueshëm i kuadrit në sektorin mjekësor.
“Ngjarja realizohet në kontekst të profilit të ndryshëm të pjesëmarrësve dhe sektorëve siç janë bashkësia akademike, bashkësia afariste, bashkësia informatike si dhe sektori i sigurisë dhe mbrojtjes. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është të realizojmë diskutim të përbashkët ku të gjithë do të mund të diskutojnë për problemet që ka të bëjnë për telemjekësinë dhe sigurinë e telemjekësisë”, theksoi drejtoresha ekzekutive e Qendrës Tregtare Botërore, Karla Sindi Ston.
Sipas saj, problemet me të cilat përballët telemjekësia janë standardet e ndryshme që i ka çdo shtet veç e veç, e që është anëtar i NATO-s, duke shtuar se pikërisht kjo, tre ditët e ardhshme do të diskutohet se si më lehtë të implementohet telemjekësia në të gjitha sektorët shtetëror.
Kryetari i Klubit Atlantik të Bullgarisë, Solomin Pasi theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është objektivi që për vite punohet në vazhdimësi.
Seminari do të zgjasë tre ditë, ndërsa në të do të marrin pjesë dymbëdhjetë shtete, më saktë katër anëtarë të bashkësisë akademike, bashkësisë afariste, bashkësisë informatike, si dhe nga sektori për siguri dhe mbrojtje.
Pjesë e organizimit të seminarit është edhe Oda Ekonomike Maqedonase-Bullgare, me ftesë të Klubit Atlantik të Bullgarisë, ndërsa nikoqir i ngjarjes është Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.