Dzihat Aliju
10 Maj 2017•Përditësim: 11 Maj 2017
SHKUP (AA) - Kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë Yalçın Topçu po qëndron në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ku ka zhvilluar takime të ndara me Ministrin pa Resor Beycan Ilyas dhe me Zëvendësministrin e Kulturës të Maqedonisë, Dragan Nedelkoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Topçu në një deklaratë për gazetarët pas takimit me ministrin pa resor, Ilyas, ka shprehur kënaqësinë që po qëndron në vendin mik në Maqedoni me rastin e Javës së Filmit Turk.
Pasi ka vënë në dukje se në bisedime ka gjetur mundësinë të përcjellë përshëndetjet e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për popullin dhe shtetin e Maqedonisë Topçu ka thënë se "Gjatë ditëve të kaluara në Maqedoni kanë ndodhur ngjarje që kanë pikëlluar Turqinë por edhe popullin turk. Në lidhje me këtë kemi shprehur kënaqësinë për pikën e arritur aktualisht".
Duke theksuar se opozita është e pashmangshme në demokraci, dhe se opozita është e dëshirueshme kur ajo është kontruktive, udhërrëfyese dhe pozitive, Topçu ka vazhduar më tej fjalën e tij duke thënë se "Besojmë se Maqedonia çështjet politike do ti zgjidhë brenda tolerancës dhe dakordësimit. Turqia deri më tani ka ofruar mbështetje të plotë për Maqedoninë që gjithashtu edhe pas kësaj do të vazhdojë duke u rrritur. Populli turk këtu ka njerëzit farefisnor, të afërmit dhe bashkëfetarët. Ne i kushtojmë shumë rëndësi Maqedonisë sepse ajo ndodhet në një pikë kyçe për paqen në Ballkan. Për Turqinë është shumë e rëndësishme që Maqedonia të jetojë me popullin e saj përgjithmonë në liri, mirëqenie, të bashkuar dhe në unitet. Urojmë vazhdimësinë e kësaj dhe shprehim se Turqia me të gjithë fuqinë e saj është në krah të Maqedonisë dhe popullit maqedonas".
Ndërsa Ilyas pasi i ka shprehur falënderimet Kryekëshilltarit Topçu për vizitën tha se kjo vizitë e realizuar në një periudhë shumë të rëndësishme është arsye për të ripërtërirë mbështetjen që Turqia i ka dhënë Maqedonisë.
Topçu gjatë vizitës së tij është shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara dhe deputeti i Partisë AK, Metin Gündoğdu.