Besar Ademi
18 Mars 2017•Përditësim: 19 Mars 2017
SHKUP (AA) – Trofeu i dedikuar për fituesin e UEFA Super Kupës 2017, finalja e të cilës më 8 gusht të këtij viti do të luhet në arenën kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup për të clën do të luajnë fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, gjatë ditës së sotme dashamirët e futbollit do të kenë mundësi ta shohin në oborrin e Shtëpisë së Futbollit në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Zlatko Andonovski nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) bëri të ditur se të hënën e ardhshme do të realizohet promovimi zyrtar i futbollistit nga Maqedonia, Goran Pandev, si ambasador i Trofeut të UEFA Super Kupës, futbollist i cili në karrierën e tij ka luajtur në disa klube evropiane.
“Kjo është një përfitim i madh për FFM-në, qytetin e Shkupit, por edhe për Republikën e Maqedonisë, sepse për herë të parë në këtë rajon të Ballkanit do të zhvillohet një ngjarje kaq e madhe e futbollit”, u shpreh Andonovski për AA.
Andonovski theksoi se ndeshja e 8 gushtit do të kontribuojë në promovimin e qytetit të Shkupit, Maqedonisë dhe FFM-në.
Ndryshe, Shkupi do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit në të cilin zhvillohet një ndeshje finale e UEFA Super Kupës.