Admir Fazlagikj
07 Korrik 2017•Përditësim: 08 Korrik 2017
SHKUP (АА) - Seri e re prej gjashtë tërmeteve mbrëmë përsëri kanë dridhur rajonin e Ohrit, që ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë. Më i fuqishmi prej 3.7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vetëm pak para këtij tërmeti, është regjistruar një termet me fuqi prej 3.3 ballësh.
Katër tërmetet tjera kanë ndodhur në ora 1:07 në mesnatë me fuqi prej 3.3 ballë, në ora 2:52 (2 ballë), në ora 4:32 (3.1 ballë) dhe në ora 6:54 me fuqi prej 2.8 ballë.
Epiqendra e të gjitha tërmeteve ishte zona epiqendrore e Ohrit.
Nga data 18 qershor e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte më 3 korrik në ora 13:18 me magnitudë prej 5 ballësh sipas shkallës së Rihterit që shkaktoi shqetësim tek popullata dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme të vogla materiale.