Miki Trajkovski
19 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
OHËR (AA) - Disa mijëra turistë nga Maqedonia dhe nga vendet fqinje sot morën pjesë në aktin e hedhjes së kryqit në ujërat e liqenit të Ohrit, raporton Anadolu Agency (AA).
I pari nga gjithsej 500 notuesit e paraqitur për garën e kapjes së kryqit ishte 26 vjeçari Peter Rupeski nga pjesa e vjetër e qytetit i cili sivjet për herë të tretë kap kryqin.
Punonjësit hotelierik në Ohër, gjatë Epifanisë ulën çmimet e shërbimeve për rreth 30 përqind që ka bërë shumicën e objekteve të mbushen me vizitorë.
Temperatura e ulët e ujit në momentin e hedhjes kryqit 6 gradë celizus dhe temperatura e ajrit që ishte minus 8 gradë, bëri që ekipet mjekësore dhe ekipet e Kryqit të Kuq nga Ohri të kenë punë, pasi siç informoi kryetari i Kryqit të Kuq, SashoToçkov, janë bërë dhjetë intervenime, shumica e të cilave ishin si pasojë e ngrirjes apo hipertermisë, që në disa raste ka shkaktuar kolaps.
Këtë vit organizator i ngjarjes ka qenë Komuna e Ohrit dhe KOM- Kryepeshkopata e Ohrit, ndërkohë qytetarët e këtushëm ka vite që kërkojnë nga autoritetet që ngjarja qendrore e kremtimit të Epifanisë të shpërngulet nga Shkupi në Ohër.
Kryetari i këtij qyteti, Nikolla Bakraçeski tha se Ohri ka traditë më të gjatë të festimit të kësaj dite.
"Besoj se kjo ishte një nga organizimet më të mira mirë, dhe ndoshta organizimi më i bukur i Epifanisë i cili kaloi në atmosferë të bukur dhe disponim të mirë te të gjithë qytetarët të cilët erdhën në Ohër", tha Bakraçeski.
Personi i cili kapi kryqin mori dhurata të shumta ndërkohë që tradita në Ohër është që personi që kap kryqin bashkë me shokët të vizitojë numër të madh familjesh gjatë ditës.
Në Strugë kryqi u hodh nga ura e Çarshisë mbi lumin e Drinit të Zi.