Mehmet Hatipoğlu
11 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
ATHINË (AA) - Kyriakos Mitsotakis është lideri i ri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Partia Demokracia e Re, raporton Anadolu Agency (AA).
Antonis Samaras ishte lideri i kësaj partie, ndërkohë me mbajtjen e kongresit të partisë lideri i ri i saj u zgjodh Mitsotakis i cili mori 51 përqind të votave duke lënë pas kundërshtarin e tij Evaggelos Meymarakis. Në këtë garë ishin katër kanidatë, dy prej të cilëve u skualifikuan në zgjedhjet paraprake.
Rreth 320 mijë persona votuan për zgjidhjen e liderit të ri të Partisë Demokracia e Re në të gjithë Greqinë.