Dzihat Aliju
26 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
SHKUP (AA) - Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua konferencë me temë "Vlerat letrare dhe estetike të gurëve të varrezave osmane", raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën e mbajtur në Shkup morën pjesë ligjëruesi në Fakultetin e Letërsisë pranë Universitetit të Stambollit Doc. Dr. Mehmet Samsakçı, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë, Behixhudin Shehabi, akademikë dhe shumë të ftuar të tjerë.
Zv/drejtori i Institutit "Junus Emre" në Shkup, Fuat Korkmaz, në një deklaratë për gazetarët tha se epitafet fetare ose letrare kanë qenë një nga karakteristikat më të dalluara të civilizimit selxhuk dhe atij osman.
Duke theksuar se në kulturën, letërsinë dhe stilin e jetës të civilizimit turk-islam të rëndësishme sa gurët e varreve kanë qenë edhe epitafet, Korkmaz u shpreh se "Ato kanë përmbajtje tejet të rëndësishme me letërsinë, kulturën dhe artin që përmbajnë. Meqë Maqedonia me shekuj ka qenë pjesë e civilizimit turk-islam, për ne ka rëndësi të madhe në këtë aspkekt".
Ndërkaq, Samsakçı potencoi se në këtë konferencë në të cilën do të mbajë fjalim do të debatojnë në lidhje me këndvështrimin e civilizimit turk-islam kundrejt vdekjes dhe të vdekurit, estetikën në gurët e varreve dhe relacionin midis realitetit dhe fenomenit të vdekjes.
Samsakçı nënvizoi se gurët e varreve dhe epitafet janë elemente të mëdha të civilizimit. "Në ato epitafe gjejnë më së miri vendin me shprehjet më estetike dhe më të thella realiteti i vdekjes, fenomeni dhe gjendja e muslimanëve kundrejt realitetit, si dhe perceptimi mbi vdekjen", tha Samsakçı.
Ndërkohë, Shehabi, duke falënderuar Samsakçı për konferencën, theksoi se Ministria e Kulturës do ta vazhdojë bashkëpunimin me Institutin "Junus Emre" në Shkup.
Pas konferencës, Samsakçı nënshkroi për lexuesit e tij librin e titulluar "Letërsia e gurëve të varreve turke".