Besar Ademi
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
SHKUP (AA) – Dalja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë deri në orën 10:00 është 9.4 përqind, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në konferencën e parë për mediat, nga gjithsej tre sa do të ketë gjatë ditës së sotme në të cilat do të informojnë për fluksin e daljes së votuesve, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informoi KSHZ, kjo përqindje është nga 95.09 përqind të qendrave të votimit të përpunuara nga tërë territori i Maqedonisë.
Në zonën numër 1 deri më tani të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 11.05 përqind, në zonën numër 2 është 9.7 përqind, në zonën numër 3 është 11.36 përqind, në zonën numër 4 është 11.29 përqind, në zonën numër 5 është 9.05 përqind si dhe në zonën numër 6 numri i votuesve deri më tani është 5.1 përqind.