Samir Kajoševic
05 Maj 2020•Përditësim: 05 Maj 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi është regjistruar një rast i ri me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti për shëndet publik theksuan se janë analizuar 255 mostra mes të cilave një ishte pozitiv ndaj koronavirusit.
"Ky është një person i cili është vendosur në karantinë institucionale pas mbërritjes nga jashtë", tha Instituti i Shëndetit Publik.
Që nga shpërthimi i epidemisë në Mal të Zi, gjithsej 324 janë infektuar me COVID-19.