Aldijana Hadzic
17 qershor 2020•Përditësim: 17 qershor 2020
Në Bosnjë e Hercegovinë, 3.141 persona janë infektuar nga koronavirusi i ri(COVID-19), sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Çështjeve Civile e BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e dorëzuara më 17 qershor tregojnë se janë kryer 79.079 teste mbi praninë e koronavirusit. 168 njerëz kanë vdekur si pasojë e infeksionit, ndërsa 2.197 janë shëruar.
Në entitetin e Republikës Sërpska janë konfirmuar 1.724 raste, ndërsa janë zbatuar 32.703 testime. Si pasojë e infektimit kanë vdekur 119 persona, ndërsa janë shëruar 1.200.
Në entitetin e Federatës së BeH-së sëmundja është konfirmuar tek 1.397 persona, ndërsa janë zbatuar 45.457 testime. Kanë vdekur 45 persona, ndërsa 981 janë shëruar.
Në distriktin Bërçko me virusin janë konfirmuar 20 persona, ndërsa janë shëruar 919 testime. Katër persona ka vdekur, ndërsa janë shëruar 16.