Dejan Maksimovic
29 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Në Bosnjë dhe Hercegovinë me koronavirusin e ri (COVID-19) janë infektuar 2.485 persona, ndërsa janë kryer 63.596 teste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deri më tani, 153 persona kanë vdekur si rezultat i infektimit, ndërsa 1.803 janë shëruar, flasin sot të dhënat e Ministrisë së Çështjeve Civile të BeH-së.
Të dhënat e lëshuara nga Ministria e Çështjeve Civile të BeH-së tregojnë se 1.394 persona janë infektuar në entitetin e Republika Srpska nga 26.362 të testuar, ndërsa 110 persona kanë vdekur dhe 848 prej tyre janë shëruar.
Në entitetin e Federatës së BeH-së janë infektuar 1.071 persona, ndërsa janë kryer 36.468 teste. Kanë vdekur 39 persona, ndërsa 939 janë shëruar.
Në distriktin Bërçko janë infektuar 20 persona, prej 766 të testuar. Kanë vdekur katër persona, ndërsa janë shëruar 16 persona.