Ahmet Gençtürk
19 nëntor 2023•Përditësim: 21 nëntor 2023
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Bullgari për shkak të erërave të forta që kanë rrëzuar pemë dhe objekte të tjera, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Një grua 43-vjeçare vdiq në qytetin jugor Varna pasi u bllokua nga degët e pemëve të rrëzuara mbi të, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve BTA.
Po ashtu, një burrë 65-vjeçar që po udhëtonte me gruan e tij humbi jetën në kryeqytetin Sofje kur një pemë ra mbi makinën e tyre, shtoi agjencia.
Pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugë dhe kanë dëmtuar kabllot e energjisë elektrike në shumë rajone anembanë vendit, si Varna, Dobriç, Shumen dhe Stara Zagora.
Disa zona urbane kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa qasje në qytete të tjera, njoftoi agjencia.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë ka lëshuar alarm portokalli për pjesën lindore të vendit, ku parashikohen stuhi dhe reshje të dendura shiu.