Furkan Abdula
08 Shtator 2021•Përditësim: 08 Shtator 2021
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, përcolli urimet e tij me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu në profilin e tij në Twitter publikoi urimet në gjuhën maqedonase dhe turke me këtë rast.
"Gëzuar Ditën e Pavarësisë", shkroi Çavuşoğlu në gjuhën maqedonase.
"Në frymën e miqësisë dhe aleancës sonë, i dërgoj urime mikun tim Bujar Osmani dhe të gjithë miqve tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e 30-vjetorit të Ditës së Pavarësisë", shtoi kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu.