Zuhal Demirci
27 Nëntor 2019•Përditësim: 27 Nëntor 2019
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike kanë njoftuar se Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun shqiptar Cakaj, por nuk janë dhënë informacione lidhur me bisedën.
Dje Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit, ku si pasojë kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur mbi 650 të tjerë.
Ministria e Jashtme turke nëpërmjet një deklarate me shkrim shprehu ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Pas tërmetit Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau grupin e parë të ndihmave në pako ushqimore dhe batanije për qindra familje të prekura nga tërmeti në njësinë Administrative Thumanë në Qarkun e Durrësit.