Agim Sulaj
08 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.264, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.827.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar 1.721 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 685.799 mostra.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 7 pacientë të rinj të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105.412, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 151.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.