Agim Sulaj
07 Maj 2022•Përditësim: 08 Maj 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.138.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 687 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.828.209 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 13 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.597, ndërsa numri i rasteve aktive është 403.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës. Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.