Agim Sulaj
27 Gusht 2021•Përditësim: 28 Gusht 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 16 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.404, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.098 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 139.231.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 12.564 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 937.616 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.614 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 111.400 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 25.407.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.