Fatjon Cuka
27 Gusht 2021•Përditësim: 27 Gusht 2021
Në Shqipëri vazhdon përsëri rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirusin e ri(COVID-19) pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 921 raste të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 143.174.
Gjatë orëve të fundit është regjistruar edhe një vdekje dhe numri i të vdekurve është rritur në gjithsej 2.487.
Gjithashtu janë shëruar edhe 290 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 132.376 dhe raste aktive në të gjithë vendin janë 8.311.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 6.184 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.026.069 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.415.907 doza të vaksinës ndaj COVID-19 dhe prej tyre 608.539 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.