Agim Sulaj
11 Shkurt 2021•Përditësim: 12 Shkurt 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.534 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 344 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 63.433.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.281 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 258.636 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 230 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.