Gökhan Kavak
30 Qershor 2021•Përditësim: 30 Qershor 2021
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 5.5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 5.514.945.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 4.825.072, ndërsa numri i viktimave në 142.574.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Afrikën e Jugut, Egjipt dhe Tunizi.