Agim Sulaj
08 Shtator 2021•Përditësim: 09 Shtator 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.709, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.029 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 154.607.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 13.084 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.072.342 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 3.266 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 129.675 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 22.223.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.