Agim Sulaj
17 Mars 2021•Përditësim: 18 Mars 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.731, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 709 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 79.089 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 4.388 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 366.574 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 385 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 65.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.379.