Agim Sulaj
22 tetor 2025•Përditësim: 23 tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Londër, ka takuar kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, transmeton Anadolu.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës bëri të ditur se ky ishte takimi i parë zyrtar mes Kurtit dhe Stocker.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti shprehu “urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë këtë fundjavë”.
Gjithashtu bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe kancelari Stocker biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale, sigurinë dhe integrimin evropian.