Furkan Abdula
20 Dhjetor 2021•Përditësim: 20 Dhjetor 2021
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, bashkë me delegacionin parlamentar ka mbërritur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për një vizitë pune, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni i nisur nga Aeroporti 'Sabiha Gökçen' në Stamboll ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Şentop u prit nga zv/kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP) dhe deputeti Beycan Ilyas, zv/kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA-, Mahmut Çevik, atasheu ushtarak i ambasadës turke në Shkup, kolonel Serkan Çakır, si dhe nga përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe zyrtarë të tjerë.
Kryeparlamentari turk nesër do të pritet me një ceremoni zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me homologun e tij, Talat Xhaferi, si dhe do t'ju drejtohet deputetëve.
Më pas, Şentop dhe delegacioni që shoqëron ai, do të priten nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Şentop gjithashtu do të vizitojë Shkollën Fillore Tefeyyüz dhe Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit, ndërsa do të marrë pjesë në festimet e 21 Dhjetorit - Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke, ku edhe do të mbajë një fjalim.