Fatjon Cuka
29 Nëntor 2022•Përditësim: 29 Nëntor 2022
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka mbajtur një koncert në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë dhe për “Tiranën Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në koncertin e mbajtur në Sheshin "Skënderbej" në qendër të Tiranës ishin të pranishëm qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria, duke ndjekur performancat muzikore të këngëtares Dua Lipa.
Mijëra qytetarë ndoqën performancën e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, por edhe performanca muzikore të këngëtarëve të tjerë shqiptarë.
Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës.
Tirana është shpallur "Kryeqyteti Evropian i Rinisë" për vitin 2022, vendim i marrë nga një juri me përbërje të përfaqësuesve nga organizata dhe institucionet evropiane, ku në këtë kuadër organizohen aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore.