Ekip
28 Maj 2021•Përditësim: 29 Maj 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 18 viktima dhe 50 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155.217 ndërsa ai i vdekjeve në 5.387.
Po ashtu 81 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 147.301 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 788.300 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.955 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.449.