Dzihat Aliju
08 Mars 2022•Përditësim: 09 Mars 2022
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 340 raste të tjera dhe 11 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 300.106, prej të cilëve 9.097 kanë humbur jetën
Vendi po ashtu regjistroi 526 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 288.761 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.910.601 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.557 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.248.