Agim Sulaj
08 Mars 2022•Përditësim: 09 Mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.120, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 32 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.680.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 868 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.774.521 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 188 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 222.696, ndërsa numri i rasteve aktive është 864.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës. Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.