Ekip
29 Korrik 2021•Përditësim: 30 Korrik 2021
Maqedonia e Veriut gjatë ditës së fundit ka regjistruar 54 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka shkuar në 156.225, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave nga koronavirusi mbetet i njëjtë, pasi gjatë ditës së fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë nga COVID-19.
Autoritetet shëndetësore regjistruan 12 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 150.333 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë së COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 966.813 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.764 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 401.