Ekip
10 nëntor 2021•Përditësim: 11 nëntor 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 656 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 13 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 207.566, ndërsa numri i viktimave në 7.276.
Vendi po ashtu ka regjistruar 273 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit COVID-19, duke e çuar në 191.922 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 8.368 raste aktive me COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.415.992 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.597 teste të kryera brenda ditës së fundit.