Abdula Berisha
01 Tetor 2023•Përditësim: 01 Tetor 2023
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut po mbahet edicioni i 19-të i Maratonës së Shkupit, raporton Anadolu.
Përveç garës në maratonë (42 km), mbahen gara edhe në gjysmëmaratonë (21 km), maratonë me stafetë (dy nga 10 km dhe dy nga 11 km), si dhe garë në 5 km.
Organizatorët më herët informuar se mbi 11 mijë garues nga 53 shtete do të marrin pjesë në edicionin e 19-të të maratonës.
Numri më i madh i pjesëmarrësve është shënuar para katër vitesh, kur morën pjesë rreth 12.500 persona.
Për shkak të mbajtjes së maratonës, nëpër rrugët e kryeqytetit është vendosur regjim i përkohshëm i veçantë i komunikacionit.
Edicioni i sivjetmë i "Wizz Air - Maratona e Shkupit", përveç sponsorit gjeneral Wizz Air, është mbështetur edhe nga Qyteti i Shkupit, Agjencia për Rini dhe Sport, Zyra e Bashkimit Evropian, Komiteti Olimpik i Maqedonisë dhe sponsorë të tjerë.