Adel Omeragic
23 Shtator 2021•Përditësim: 24 Shtator 2021
Në Mal të Zi, 51.1 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) ndërsa 45.2 për qind janë rivaksinuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri më tani janë dhënë 440.083 doza të vaksinës kundër COVID-19. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 233.633 persona ose 37.7 për qind ndërsa të dytën 206.420 ose 33.3 për qind e popullatës së përgjithshme.
Në Mal të Zi, 1.147 persona morën dozën e parë të vaksinës në 24 orët e fundit ndërsa 1.030 persona u rivaksinuan.
Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.