Husamedin Gina
26 Prill 2021•Përditësim: 27 Prill 2021
Me rastin e 58-vjetorit nga vdekja e poetit Fettah Efendi i lindur në Shkup, Shoqata për edukim dhe ide “Fettah Efendi” me seli në Shkup në bashkëpunim me Institutin “Yunus Emre”-Shkup, organizoi panel diskutim online, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panel diskutimin e sotëm me titull "Fettah Efendi - poeti i atdheut" morën pjesë profesor, përfaqësues të organizatave joqeveritare, shkrimtarë, poetë dhe persona nga sfera e kulturës të cilët iu referuan jetës dhe veprave të poetit të Shkupit, Fettah Efendi
Fettah Efendi ka lindur në Shkup. Emri i tij i vërtetë është Abdulfetah Rauf. Mes njerëzve njihet kryesisht si Fettah Efendi. Në shumicën e poezive të tij, ai shpreh mallin dhe pikëllimin e tij për trashëgiminë e qytetërimit Osman.
Poeti Fettah Efendi, veçanërisht në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, kundërshtoi migrimin në Turqi që filloi nga Jugosllavia, duke theksuar se nuk lejohet nga pikëpamja fetare.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat duke kujtuar se në kohën e Jugosllavisë ekzistonte një sistem që u imponua ideologjikisht, tha se në atë kohë nuk kishte infrastrukturë të mjaftueshme ligjore dhe se e drejta ndërkombëtare nuk ishte në pikën e dëshiruar.
"Në Jugosllavi, për fat të keq, në atë kohë u zhvillua një luftë kundër konservatorëve, patriotëve", tha Murat, duke iu referuar procesit ligjor për rigjykimin e Fettah Efendiut.
Drejtori i Institutit "Yunus Emre" në Shkup, Serhat Kula, duke iu referuar zhvillimit të Rumelisë gjatë periudhës Osmane tha se në disa vende, rajone dhe zona gjeografike, në plan të parë del kultura.
Duke theksuar se Shqipëria gjatë periudhës Osmane ishte zhvilluar ushtarakisht, Kula tha se rajonet e jugut ishin të përfshira në çështje diplomatike dhe burokratike.
"Kur shikojmë rajonin maqedonas, shohim se ai është nikoqir i shumë studiuesve, poetëve, ndërsa po ashtu është edhe nikoqir i objekteve fetare në rajonin e Ballkanit", tha ai.
Kryetari i Shoqatës për edukim dhe ide "Fetah Efendi", Sevba Abdullah tha Fetah Efendi është një poet dhe mendimtar ndërsa udhëheqësit e shoqërisë paraprakisht e ndjejnë se çfarë do të ndodhë me shoqërinë.
"Në këtë kuptim, udhëheqësit e shoqërive ndiejnë gjërat që do t'i ndodhin shoqërive shumë më herët dhe mendojnë për ato çështje. Në këtë kuptim, mendoj se Fettah Efendi është një mendimtar shumë i rëndësishëm. Shpresoj që me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së tij do të organizojë një simpozium të madh ndërkombëtar së bashku me këngët e tij", tha Sevba Abdullah në panel diskutimin e sotëm.
Profesori Ertuğrul Karakuş në adresimin e tij në panel diskutim duke u përqendruar në poezinë e Fettah Efendi tha se poeti shpesh herë ka shkruar për lumin Vardar, tyrben në Gazi Babë të Shkupit, për Medresenë e tij ku u shkollua.