Seyyid Emin,Dzihat Aliju
03 Korrik 2019•Përditësim: 04 Korrik 2019
Në qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut për të dhjetën herë me radhë është mbajtur Kampi veror ndërkombëtar i skautistëve në të cilin marrin pjesë 300 pjesëmarrës nga vendet e rajonit dhe Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizimi i këtij kampi veror realizohet nga Shoqata Kalkan dhe Federata e Skautistëve të Turqisë, në mbështetje të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA).
Koordinatori i TIKA në Shkup, Aytekin Ayden, gjatë fjalimit të tij theksoi se mbështesin këtë kamp që nga viti 2010. Ai tha se në sajë të kampit synojnë vazhdimin e paqes dhe qetësisë në vendet ku jetojnë.
Kryetari i Federatës së Skautistëve të Turqisë, Hasan Subaşı, nga ana e tij tha se çdokush që merr pjesë në këtë hapje janë pjesë e një kulture të madhe.
Kryetari i Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB), Hüsrev Emin, potencoi se kampi ka rëndësi në aspektin që popujt e ndryshëm që jetojn në trojet e Ballkanit të jetojnë së bashku.
Ndërsa Kryetari i Shoqatës Kalkan, Cengiz Destan, falënderoi TIKA-n për mbështetjet duke treguar se që 10 vite e organizojnë këtë kamp.
Kampi me 300 pjesëmarrës nga shtete të Ballkanit dhe Turqia do të përfundojë më 5 korrik.