Gorana Jakovljevic
18 Mars 2020•Përditësim: 19 Mars 2020
Nga raporti i fundit mbi situatën epidemiologjike në Bosnjë e Hercegovinë në entitetin e Republikës Sërpska (RS), analizat e mostrave nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik të RS-së, janë konfirmuar edhe dy raste të reja të koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Bëhet fjalë për dy të rinj, një mashkull dhe një femër nga Banja Lluka. Ata janë në izolim shtëpiak dhe nën mbikëqyrjen e epidemiologëve", thotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e RS-së.
Deri më tani në BeH ka pasur 36 raste të konfirmuara. Shtatë raste janë raportuar në Federatën e BeH-së, 29 raste në RS prej të cilave 23 në Banja Llukë.
Nga ministria informojnë se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile shëndetësore.
Aktualisht, 6.180 persona janë nën mbikëqyrje shëndetësore në Republikën Sërpska ndërsa 235 persona janë liruar nga mbikëqyrja shëndetësore.
"Aktualisht, 13 persona janë në izolim në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska, tre persona ishin pozitivë në testet e koronavirusit ndërsa 10 persona të tjerë janë në izolim", thuhet në deklaratë.