Bakir Tiro
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
LONDËR (AA) – Drejtoria e klubit të futbollit “Bournemouth” ka vendosur që në ndeshjen e sotme me mysafir Manchester United, të organizojë transport falas për tifozët e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim për shtyp, theksojnë se dëshirojnë t’u dalin në ndihmë tifozëve të tyre të cilët kanë blerë biletë për ndeshjen që duhej të luhej të dielën, ndërsa u anulua për shkak se u zbulua një pako e dyshimtë në tribunat e stadiumit "Old Trafford“.
Ndeshja Manchester United – Bournemouth zhvillohet sonte në orën 21:00 dhe do të jetë ndeshja e fundit në këtë sezon të Premier ligës angleze. Nuk do të ketë ndonjë rëndësi sepse mysafirët kanë siguruar mbetjen në ligë, ndërsa United në rastin më të mirë mund të jetë i pesti në tabelë dhe në këtë mënyrë do të plasohet në Ligën e Kampionëve.