Ekip
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
SYDNEY (AA) – Policia australiane ka arrestuar një adoleshent për shkak të dyshimit se ka planifikuar të kryejë sulm terrorist në Sydney, njoftoi polica vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tetëmbëdhjetë vjeçari akuzohet për planifikim të sulmit terrorist, ndërsa nga policia theksojnë se pritet të akuzohet edhe për përgatitje për hyrje në shtet tjetër për të marrë pjesë në aktivitete armiqësore. Ai nëse shpallet fajtor, rrezikon dënimin me burg të përjetshëm.
Bëhet e ditur se adoleshenti që më herët ishte nën mbikëqyrje të policisë, kur në muajin shkurt të vitit të kaluar tentoi të niset në Siri dhe atëherë iu shfuqizua pasaporta. “Planifikimi ka ndodhur kohën e fundit dhe mund të themi se sulmi me siguri ka qenë i pashmangshëm”, tha në një deklaratë për media, zëvendës komisarja e Walesit të Ri Jugor, Catherine Burn, duke mos saktësuar se në çfarë planesh të pretenduara ka qenë i përfshirë, as ku ka planifikuar të kryejë sulmet. Zyrtarët dyshojnë se adoleshenti ka vepruar vet dhe ka punuar për furnizimin e armëve.