Ata Ufuk Şeker
31 Mars 2016•Përditësim: 01 Prill 2016
BRUKSEL (AA) - Turqit që jetojnë në Belgjikë për të shpjeguar fytyrën e përgjakur të terrorizmit kanë ngritur një tendë në kryeqytetin e vendit, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Turqit që jetojnë në Belgjikë për të zbuluar të vërtetat në lidhje me terrorizmin ka ngritur tendën në fjalë në sheshin "Madou" në Bruksel.
Kryetari i Bashkimit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD) për degën e Belgjikës, Basir Hamarat në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se kanë ngritur tendën në Bruksel i cili është qendra e Europës për ti thënë "ndal" terrorizmit në të gjithë botën.
Hamarat duke theksuar se në këtë tendë do të ekspozojnë fotografitë e viktimave të terrorizmit në botë tha se: "Dëshirojmë ti tregojmë të gjithë botës se sa jonjerëzorë është terrorizmi".
Ndër të tjera Hamarat ka shpjeguar se në tendë krahas fotografive të dëshmorëve të forcave të sigurisë në Turqi do të ekspozojnë edhe fotografitë e viktimave të terrorizmit nga shumë vende të botës duke përfshirë ato në Turqi, Belgjikë, Francë dhe Pakistan.
"Aq sa të rëndësishëm janë ato që kanë rënë viktima në Eruopë, po ashtu për ne janë po aq të rëndësishëm edhe dëshmorët tanë në Turqi. Ne jemi kundër organizatave terroriste qofshin ato PKK apo DAESH, ne jemi kundër të gjitha organizatave terroriste në të gjithë botën". Ndër të tjera Basir Hamarat ka shtuar më tej se për tendën kanë marrë leje dy ditore nga bashkia dhe se do të përpiqen ta zgjasin këtë.