Atila Altuntaş
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
STOKHOLM (AA) - Për shkak të një pakoje të dyshimtë është evakuuar aeroporti Landvetter në qytetin Geteborg të Suedisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Departamentit të Sigurisë së Transportit të Suedisë (Swedavia) theksohet se është dhënë alarmi për bombë për shkak të një pakoje të dyshimtë në aeroportin Landvetter.