Ammar El Khalfi,Hamdi Yıldız
25 Shkurt 2021•Përditësim: 25 Shkurt 2021
Në Libi tek 23 persona zbulohet mutacioni i koronavirusit të ri (COVID-19) i cili është shfaqur në Britani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Qendra Kombëtare për Luftimin e Sëmundjeve, si rezultat i punimeve të kryera nga ekspertët në mjediset e laboratorit të teknologjisë së biologjisë molekulare, në testet e 23 personave janë përcaktuar mutacione COVID-19 të shfaqura më parë në Britani.
Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 26 persona, janë regjistruar 561 raste të reja dhe janë shëruar 974 të tjerë.