Kemal Zorlak
05 Mars 2016•Përditësim: 06 Mars 2016
MOSKË (AA) – Disa qindra banorë të Rusisë u mblodhën sot në kryeqytetin e vendit, Moskë, për të shënuar 63 vjetorin e vdekjes së ish-liderit dhe diktatorit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia u organizua në Sheshin e Kuq qendror të Moskës.
Një numër i madh i qytetarëve dhe anëtarëve të Partisë Komuniste vendosën lule në varrin e Stalinit, i cili gjendet nën muret e Kremlinit në Moskë.
Stalini ka qenë revolucionarë marksist dhe më vonë diktator i përjetshëm i BSSR-së (1928. - 1953.). Stalini si diktator i Bashkimit Sovjetik ka sunduar plot 25 vite, ndërsa konsiderohet përgjegjës për vdekjen e rreth 20 milionë njerëzve.