Hakan Ceyhan Aydoğan
07 nëntor 2015•Përditësim: 07 nëntor 2015
MOSKË (AA) - Në Moskë u organizua paradë ushtarake në lidhje me përvjetorin e ofensivës së Ushtrisë së Kuqe kundër Gjermanisë Naziste. Parada ushtarake u mbajt në Sheshin e Kuq më 7 nëntor 1941, raporton Anadolu Agency (AA).
Në paradën e organizuar në Sheshin e Kuq morën pjesë rreth 5 mijë e 500 njerëz në mesin e të cilëve ishin ushtarët e regjimenti të Gardës Presidenciale, të rinjtë me uniforma të ushtrisë së Bashkimit Sovjetik të periudhës, organizata joqeveritare dhe nxënësit e disa shkollave.
Disa nga tanket, pushkët dhe topat të përdorura në Luftën e Dytë Botërore janë sjellë në Sheshin e Kuq për të marrë pjesë në paradën. Në ceremoninë gjithashtu ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Moskës, Sergey Sobyanin.
Ofensiva e parë kundër trupave të Gjermanisë Naziste të cilat në Luftën e Dytë Botërore kishin avancuar deri në afërsi të Moskës, kishte filluar më 7 nëntor të vitit 1941 pas paradës së ushtarëve sovjetikë të cilit patën mbushur Sheshin e Kuq.