Ali Mukarrem Garip
25 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
KIRKUK (AA) - Të paktën 80 militantë të organizatës terroriste DEASH, janë vrarë në Kirkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat drejtori i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Kirkuk, Jadigar Shukur, është shprehur se: "Gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste DAESH, të paktën 80 militantë janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë kapur të gjallë".
Duke theksuar se militantët e DEASH-it ishin fshehur në kanalet e lumit Hasasu në qendër të qytetit të Kirkukut, Shukur në vijim të fjalës së tij ka shtuar: "Jemi duke vazhduar me operacionet për gjetjen dhe asgjësimin e militantëve të DEASH-it që kanë hyrë në Kirkuk".