Ekip
03 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
KARAÇI (AA) - Në veri dhe veriperëndim të Pakistanit nga shirat e dendur të cilat shkaktuan përmbytje, kanë humbur jetën të paktën 30 persona, ndërsa disa fshatra janë shkëputur nga pjesa tjetër e tokës, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri më i madh i vdekjeve, kryesisht nga shembja e ndërtesave dhe rrëshqitjet e tokës, është raportuar në provincën Khyber Pakhtunkhawa dhe në rajonin Gilgit-Baltistan në kufi me Kinën, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Janë përmbytur rrugët kryesore duke penguar kalimin e shërbimeve të shpëtimit që të arrijnë deri tek njerëzit në nevojë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Swat janë lëshuar paralajmërime për fshatrat përreth Shangla, Chitral, dhe në qarqet Buner dhe Dir.